Grubi: Festa për Marrëveshjen e Ohrit duhet të shndërrohet në festival

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë i vendit, Artan Grubi nga Mavrova, ku për tre ditë u realizua shkolla rinore për lider të rinjë “Peace Forum Dialogue”, ka paralajmëroi se festa do të shndërrohet në festival siç janë “Egziti” ose “Sani Hill”. Këtë e tha në ngjarjen e sotme për ndarjen e diplomave të Shkollës për liderë të rinj.

“Jam i bindur se nesër në Shkup do të kemi mijëra qytetarë të cilët së bashku do të nisin një traditë të re. Nga viti i ardhshëm synojmë të jetë diçka e ngjashme si Festivali “Sani Hill” që u mbajt para një jave në Prishtinë dhe të cilin e realizoi Dua Lipa dhe diçka e ngjashme si festivali “Exit” në Serbi apo festivale të tjera. Do të thotë festival një ose dyditor që do të mbahej në Shkup”, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi.