Joshua i jep respekt Usykut, fjalimin e mbyll me fjalën “bismilah”
Boksieri britanik Anthony Joshua ka kërkuar nga publiku që t’i jepet respekt ukrainasit Oleksandr Usyk, që e mposhti për herë të dytë dhe mbajti titujt e botës në peshën e rëndë.
“Usyk ishte fenomenal. Të gjithë e dini storien time, se si përfundova në burg, e dola nga burgu dhe u përqendrova në boks. Ky djalosh më mposhti sonte, dhe tregon nivelin e stërvitjeve që është dashur për një meç të titull. Ju lutem duartrokitje për kampionin e botës. Unë nuk jam boksier për 12 runde. E kam studiuar situatën në Ukrainë, është e rëndë çfarë po ndodh. Usyku megjithë rrethanat arriti të mbajë titullin e botës. Kampion i madh. Vetëm dua të them bismilah”, ka thënë Joshua.