Usyk i pamposhtur – fiton sërish ndaj Joshuas

Shpërndaje

Oleksandr Usyk ka mposhtur Anthony Joshuan dhe është shpallur kampion bote në boks.

Usyk vazhdon të jetë i pamposhtur edhe në duelin e dytë ndaj Joshuas.

Ukrainasi ka mbrojtur titujt e WBA, IBF dhe WBO në luftën e tij ndaj britanikut.

U zhvillua një meç i jashtëzakonshëm nga të dy boksierët, por ishte Usyk që triumfoi në fund.

Në raundet e fundit ukrainasi i dhuroi goditje të forta Joshuas, kështu duke e ndihmuar të fitojë meçin.

Në 20 lufta sa ka zhvillluar në karrierën e tij, Usyk ka fituar të gjithat, prej tyre 13 me ‘knock out’.

Anthony Joshua në anën tjetër pësoi disfatën e tretë në 27 duele gjithsej.

Joshua pritet të fitojë rreth 73 milionë euro, dhe Usyk pritet të fitojë shumën e njëjtë, 73 milionë euro.