Përfundonë meçi në mes të Joshua dhe Usyk – për fituesin vendosin gjyqtarët

Shpërndaje

Ka përfunduar meçi në mes të Joshua dhe Usyk

Joshua ishte më i mirë në raundet e para të meçit, kurse Usyk në ata të fundit.

Por, gjithçka do të vendoset me vendimin e gjyqtarëve, të cilët do ta shpallin kampionin e botës pas këtij raundi.

-Usyk e ka kontollin e meçit pasi u këndell në dy raundet e fundit. E dominoi edhe të 11-tin. Joshuan e ndihmon veç nokauti për ta shmangur humbjen.
– Usyk e dominoi raundin e 10-të dhe gati sa e nokautoi Joshuan.

-Raund shumë i vështirë për Usyk. Joshua ishte shumë afër për ta nokautuar ukrainasin. Megjithatë Usyk ia doli dhe shkojmë drejt raundit të 10.

– Përfundon raundi i tetë. Usyk e nisi shumë më mirë por në mes Joshua pati një këndellje. Po shkojmë drejt raundit të nëntë. Ende nuk ka fitues.

– As raundi i shtatë nuk sjell nokdaun. Përsëri një raund i barabartë për të dy boksierët.

-Përfundon edhe raundi i gjashtë. Usyk ngadalë është duke u kthyer në lojë. Pati raund më të mirë së Joshua.

– Raundi i pestë ishte më i barabartë me Usyk që sulmonte më shumë por që Joshua bëri mbrojtje të mirë. Në pritje të raundit të gjashtë.

– Përsëri Joshua u tregua më i mirë në këtë raund, duke qenë më luftarak ndaj Usyk. Pritet raundi i pestë.

– Joshua u tregua edhe një herë i fuqishëm duke dominuar ndaj Usyk edhe në rundin e tretë.

Usyk u tregua i rrezikshëm me disa goditje në rundin e dytë, por edhe Joshua ia dha një grusht të fortë kundërshtarit.

– Ka përfunduar rundi i parë, me të dy boksierët që po tregohen të kujdesshëm.

– Ka filluar super-meçi i boksit profesionit ndërmjet kampionit aktual botëror, Oleksandr Usyk dhe britanikut, Anthony Joshua.

– Përballja e dytë në mes tyre po zhvillohet në Arabinë Saudite.

– Usyk është i vendosur për ta mbrojtur titullin e kampionit botëror, respektivisht tre breza të artë, kurse Joshua synon t’i rikthejë këta tituj, të cilët ia mori pikërisht ukrainasi, i cili doli triumfues në shtator të vitit të kaluar. /Gazeta Express/

Joshua pritet të fitojë rreth 73 milionë euro, dhe Usyk pritet të fitojë shumën e njëjtë, 73 milionë euro.