Mavraj afër Olympiacosit të Greqisë

Shpërndaje

Një tjetër futbollist i Kombëtares Shqiptare pritet ta vijojë karrierën në Greqi, sikurse Migjen Basha.

Mediat helene zbulojnë se Mërgim Mavraj pritet të jetë përforcimi i rëndësishëm i Olympiacosit për fazën mbrojtëse. Edhe pse ditët e fundit është zbuluar edhe interesimi i Hannoverit, duket se e ardhmja e 32-vjeçarit shqiptar do të jetë larg Bundesligës.

Zbulohet gjithashtu edhe një prapaskenë interesante e ditëve të fundit. Mavraj ka qenë shumë pranë nënshkrimit me AEK-un, po në Greqi, por kërkesat e tij ekonomike janë konsideruar tepër të larta nga drejtuesit e skuadrës kampione në fuqi.

Mavraj kërkon 500 mijë euro pagë vjetorë, kërkesë që duket se do t’ia plotësojë Olympiacosi. Te klubi me qendër në Pire besojnë se Mavraj ka përvojën e duhur për t’i garantuar prapavijës më shumë siguri.

Në mediat greke mësohet faktit se Mavraj ka luajtur në Gjermani me Bochum, Greuther Furth, Koln dhe së fundmi me Hamburgun, pa harruar rëndësinë që ka mbrojtësi në Kombëtaren Shqiptare. /SS/