“Maqedonia e Veriut planifikon të mos ketë kufij me Kosovën”

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut parasheh të mos ketë kufij me Kosovën, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Në intervistën dhënë Televizionit 21 në Shkup, tha se Ballkani i hapur për të qenë i suksesshëm duhet kompletuar edhe me shtetet tjera të rajonit, përfshirë Kosovën.