Nga shtatori dy deputetë nga LDK dhe një nga PDK i bashkohen qeverisë Kurti

Shpërndaje

Dy deputetë të LDK dhe një deputet i PDK në shtator pritet të largohen nga partitë e tyre dhe të kalojnë në anën e shumicës qevritare të kryeministrit Albin Kurti.

Të kapluar nga paniku se jo vetëm këta tre, por edhe deputetë tjerë të tyre do të kalojnë në anën e Qeverisë Kurti, LDK dhe PDK po trumbetojnë (bashkë me Listën Serbe kuptohet), se në vjeshtë do të bie Qeveria. Edhe pse e dinë se është i rrejshëm, përmes këtij trumbetimi shpresojnë se do të zmbrapsin deputetët e tyre të ndërrojnë taborrin edhe pse vendimi i tyre duket të jetë përfundimtar.

Kosova është larg nga Amerika, por ndonjëherë disa gjëra meren vesh fillimisht këtu, e pastaj në vendlindje. Dhe anasjelltas.

(Status i publikuar në Twiter nga veprimtari shqiptar në Nju Jork-SHBA, Ylber Pilku)