Përcaktohet rrugë e re për daljen e drithit ukrainas nga portet

Shpërndaje

Qendra e Përbashkët e Koordinimit njoftoi një rrugë të re për anijet tregtare që do të transportojnë drithë dhe të cilat do të nisen nga portet e Ukrainës në kuadrin e Iniciativës për Drithin në Detin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të bërë nga Qendra e Informacionit të Kombeve të Bashkuara, rruga e re është e gjatë 320 milje detare dhe lidh portet Odessa, Chornomorsk, Pivdennyi/Yuzhnyi të Ukrainës me zonat e kontrollit në ujërat turke.

Korridori i rrugës humanitare detare që përbën një pjesë të kësaj rruge, vazhdon deri në pikën më në jug nga kufiri i ujërave territoriale të Ukrainës. Rruga e re ka hyrë në fuqi që nga dita e sotme.

Destinacioni i ri që u përcaktua pas operacioneve të para trejavore, njeh mundësi për kalim më të shkurtër përmes korridorit humanitar detar dhe planifikim më të lehtë për industrinë detare.

Gjatë kalimit nëpër korridorin detar humanitar, asnjë anije ushtarake, avion ose mjet ajror pa pilot nuk do të mund t‘i afrohet deri në një rreze prej 10 miljesh detare asnjë anijeje që merr pjesë në iniciativë dhe kalon nga korridori.

Si nevojë e procedurave të Qendrës së Koordinimit të Përbashkët, është e nevojshme që të raportohet menjëherë në qendër nëse ndonjë anije tregtare përballet me ndonjë kërcënim ose provokim teksa kalon nga korridori.

Türkiye, OKB, Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në Istanbul më 22 korrik për të rifilluar eksportet e drithërave nga portet ukrainase në Yuzhny, Chornomorsk dhe Odesa të Detit të Zi, të cilat u ndërprenë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë.

Një qendër e përbashkët koordinimi me zyrtarë nga të tre vendet dhe nga OKB-ja është ngritur në Istanbul për të mbikëqyrur dërgesat.