Rama: Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës

Shpërndaje

Në një postim në Twitter, Rama ka thënë se është lajm i bukur që marrëveshja e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë dhe Kosovës është zgjidhur me dialog, përcjell albazone.mk.

“Lajm i bukur zgjidhja me dialog e çështjes së lëvizjes së lirë mes Serbisë e Kosovës, e bashkë me urimet për të dy palët uroj që ky zhvillim ta çojë dialogun në një nivel të ri, për të mos humbur kohë dhe energji pafund në arritjen e gjërave kaq thjeshtësisht logjike sa kjo sot”, ka shkruar ai.