Shaip Kamberi përshëndet marrëveshjen e sotme, thot se është e mirëseardhur edhe për Luginën

Shpërndaje

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe deputeti Shaip Kamberi ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë raporton rtvpresheva.com

“Përshëndes marrëveshjen e arritur me ndërmjetësimin e BE-së e përfshirjen e drejtëpërdrejt të SHBA-ve. Lëvizja e lirë, sidomos e qytetarëve të Republikës së Kosovës, po merr kuptim” ka deklaruar zoti Kamberi

Deputeti Kamberi ka theksuar se marrëveshjet si këto janë të mirëseardhura edhe për qytetarët e Luginës së Preshevës.

Kujtojmë se sot është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve me të cilën Serbia pranon letërnjoftimet e Republikës së Kosovës