Shaqiri: Abetarja e unifikuar në Kosovë dhe Shqipëri do të vazhdojë rrugëtimin edhe në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot tha se është i bindur se abetarja e unifikuar shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, do të inkorporohet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Shaqiri tha se pas fillimit të vitit shkollor në shtete fqinje, libri i abetares do të merret dhe do të dorëzohet për shqyrtim në Byronë për Arsim, pas çka do të vijojnë procedurat.

“Që në komunikimet e para që kam pasur me Ministrinë e Arsimit në Kosovë, në të njëjtën kohë me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri, kanë qenë procedura që kanë filluar më herët, po shihet çdo lloj mundësie ligjore, brenda ligjeve ekzistuese tona, brenda programeve mësimore, që ajo abetare të vazhdojë rrugëtimin edhe në vendin tonë”, tha Shaqiri.

Nga shtatori punonjësit e arsimit me rroga më të mëdha prej 15%

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se një ditë para fillimit të procesit mësimorë është arritur marrëveshje me SASHK-un për çështjen e rrogave dhe se procesi mësimorë në vend do të fillojë pa vonesa.

Jam shumë i lumtur që kemi arritur një marrëveshje të re me Sindikatin për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. 🤝
❗️Paga e shtatorit për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm është më e lartë për 15 përqind.
💭Kjo do të thotë se rreth 32,500 punonjës, nga të cilët 25,000 janë mësues, marrin motivim shtesë për punë dhe kontribut personal në avancimin e cilësinë e sistemit arsimor kombëtar.
💭Me rritjet e mëparshme prej 21 për qind dhe në kushtet e krizës ekonomike dhe energjetike, të punësuarit në arsim marrin historikisht mbështetjen më të madhe.
💭Së bashku me Qeverinë dëshmuam edhe një herë se kujdesemi për vlerësimin dinjitoz të punës, dëshirës dhe përkushtimit të secilit në vend.