Energjia, temë kryesore në takimin Kurti-Rama

Shpërndaje

Në takimin e përbashkët ndërmjet dy krerëve të shteteve shqiptare, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama është diskutuar për sfidat energjetike dhe shkëmbimin të cilin po e bëjnë dy korportatat, KEK dhe KESH, shkruan Gazeta10.

Lajmin për Gazetën10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka shtuar se pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe çështjet e politikave publike, aty qeveritare dhe socio-ekonomike.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, tha Kryeziu