Grubi: Jemi duke biseduar me deputetët e opozitës për ndryshimet kushtetuese

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi tha se Qeveria po bisedon me deputetët e opozitës për ndryshimet kushtetuese. Grubi është optimist se opozita do ta mbështesin këtë dhe tashmë po sheh zhvillimin e një krahu pro-evropian në opozitë, përcjell KlanM.

Unë jam apsolutisht optimist. Kemi mbështetjen e të gjitha forcave pro-evropiane për rrugën europiane dhe ndryshimet kushtetuese. Ne ende flasim maqedonisht, unë flas maqedonisht, askush nuk na ka asimiluar dhe bullgarizuar, ky ishte lajm i rremë. Ashtu si Platforma e Tiranës ishte lajm i rremë, se të gjithë do të duhet të mësojnë shqip. Realiteti është se gjuha maqedonase është zyrtare dhe do të jetë zyrtare në BE. Kontaktet tona të përditshme me deputetët e opozitës më japin optimizëm se ata do ta mbështesin këtë dhe tashmë po shohim zhvillimin e një krahu pro-evropian në opozitë, gjë që më gëzon shumë, sepse kemi nevojë për një opozitë me orientim euroatlantik, veçanërisht në këto kohë sfiduese për vendin, deklaroi Artan Grubi