Bosi i naftës ruse bie nga kati i gjashtë i spitalit, vdes në vend

Shpërndaje

Drejtuesi i prodhuesit të dytë më të madh të naftës në Rusi, Lukoil, Ravil Maghanoz, ka ndërruar jetë, pasi ka rënë nga dritarja e katit të gjashtë në një spital të Moskës.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve, oligarku rus po trajtohej në katin e gjashtë të një klinike qendrore në rrugën, Marshala Timoshenko, shkruan Reuters.

Sakaq nuk dihen ende rrethanat e incidentit.

Maganov mori pozicionin e zëvendëspresidentit ekzekutiv për Eksplorimin dhe Prodhimin në Lukoil në 2006.

Përveç kësaj, ai ka qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve që nga viti 1993 dhe është një ekspert i dalluar i naftës dhe gazit në Federatën Ruse.

Në mars, bordi i kësaj kompanie ruse të naftës kishte bërë thirrje që sa më shpejtë t’i jepet fund konfliktit të armatosur, duke shprehur ngushëllimet më të thella për viktimat.

“Mbështesim fuqishëm armëpushimin dhe arritjen e një marrëveshje që do t’i jepte fund problemeve. Një gjë e tillë duhet arritur me negociata dhe diplomaci”, shkroi ne atë kohë kompania.

Por vdekja e biznesmenit rus po shihet me dyshim nga Perëndimi, pasi nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, presidenti Vladimir Putin vazhdimisht në mënyrë indirekte është akuzuar se dyshohet se është i përfshirë në likuidimin e njerëzve që janë kundër luftës në Ukrainë.