Hapet për qarkullim një nga portat hyrëse e dalëse më të rëndësishme të Tiranës (Video)

Shpërndaje

Është hapur për qarkullim të plotë një nga portat hyrëse e dalëse më të rëndësishme të Tiranës, saktësisht porta hyrëse lindore e kryeqytetit.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe nga drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, ishin në këtë nyje për të parë nga afër cilësinë e punimeve.

“Hapet para afatit me një sistem të ri kalimesh një nga portat hyrëse dhe dalëse më të rëndësishme të kryeqytetit.

Kjo vepër e re infrastrukturore çliron ngërçin e madh të krijuar nga rritja e ndjeshme e trafikut dhe garanton lëvizjen e pandërprerë të automjeteve në autostradën Tiranë – Elbasan, duke krijuar mundësinë për hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për Unazën e Madhe të Tiranës, si edhe hyrje-dalje nga autostrada Tiranë–Elbasan për zonën e banuar në Kodrat e Saukut dhe fshatrat Baldushk e Petrelë”, shkruan Rama.