Kovaçevski uron vitin e ri shkollor
Kryeministri Dimitar Kovaçevski u ka uruar të gjithë nxënësve fillimin e vitit të ri shkollor 2022/23. Në mesazhin e urimit ai i porositi nxënësit të mësojnë, të shoqërohen dhe të mos harrojnë se arsimi është një nga investimet më të rëndësishme në jetë.
“Të dashur nxënës të klasës së parë, të dashur nxënës. Dita e parë shkollore e vitit të ri shkollor është përpara jush, ju uroj një fillim të suksesshëm, përvetësim të shumë njohurive dhe aftësive të reja dhe sigurisht ju uroj shumë miqësi të reja që do të zgjasin për gjithë jetën. Besoni në veten tuaj, pyesni, pyesni, eksploroni dhe jini krijues, sepse fëmijëria dhe rinia janë periudha që janë vendimtare për zhvillimin e mëtejshëm personal. Jini miq dhe ndihmoni ata që nuk mund të arrijnë gjithçka vetë. Besoni në veten tuaj dhe në rezultatet e arritura dhe mos hiqni dorë kurrë nga qëllimet e vendosura. Mos harroni se arsimi është një nga investimet më të rëndësishme në jetë”, tha Kovaçevski.
Ai gjithashtu përgëzon prindërit dhe kujdestarët, fëmijët e të cilëve janë ulur në bankat e shkollës për herë të parë këtë vit shkollor.
“Me investime dhe procese reformuese, ne si Qeveri punojmë intensivisht në përmirësimin e sistemit arsimor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke siguruar arsim cilësor dhe të përballueshëm për çdo fëmijë. Duke punësuar asistentë edukativë, ne ofrojmë mbështetje dhe përfshirje në mësimdhënie të rregullt për fëmijët me nevoja të veçanta. Ne po ndërtojmë shkolla të reja, po rindërtojmë dhe modernizojmë ato ekzistuese dhe po modernizojmë arsimin tonë, theksoi kryetari i Qeverisë.
Në urimin për fillimin e vitit të ri shkollor, Kovaçevski ka uruar edhe mësimdhënësit.
“Ju jeni çelësi i arsimit cilësor. Rezultatet e arritura nga nxënësit varen nga angazhimi juaj. Prandaj, bëhuni mbështetja, frymëzimi dhe nxitja e tyre në krijimin e individëve që nesër do të jenë shtylla dhe mendja e shtetit@, theksoi Kovaçevski.
Ai ka treguar ndër të tjera se Qeveria vazhdon fuqizimin e kuadrit mësimdhënës, për të cilin është planifikuar rritje pagash nga shtatori, si dhe trajnime të vazhdueshme për programet e reja.
“Investimi në arsim do të thotë investim i drejtpërdrejtë në rritjen dhe prosperitetin ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dashur fëmijë, prindër dhe mësimdhënës, qofshi me shëndet dhe suksese për të gjithë, tha Kovaçevski.