Rama thotë se marrëveshja për dokumente është një zgjidhje e “Ballkanit të Hapur”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se dje ishte një ditë e veçantë, pasi në vend të hapjes së panairit të verërave në Beograd, vëmendja do të mund të ishte se çfarë po ndodh në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dje mund të ishte një ditë krejt tjetër për hirë të vërtetës. Dje mund të mos ishim këtu. Dje mund të ketë qenë një ditë ku mediat tona dhe ndërkombëtare të ishin të mbushura me lajme shqetësueses për atë që ndodh në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës dhe dita e djeshme tregoi qartë se cila është rruga dhe cila është zgjedhja e Ballkani të Hapur, dhe sot më duhet ta them këtu me shumë krenari dhe me shumë kënaqësi që edhe zgjidhja e lëvizjes me karta identiteti është një zgjidhje e “Ballkanit të Hapur”, ka thënë Rama.
“Dje kam thënë se nuk do kishte nevojë të shpenzohej gjithë ajo kohë dhe energji (për një marrëveshje), nëse Kosova do ishte në “Ballkanin e Hapur”.
Tutje kryeministri shqiptar i shprehu mirënjohje Vuçiqit, njofton Klankosova.tv.
“Mirënjohje Vuçiqit, që duke e materializuar këtë zgjidhje, ka dhënë sinjal se zgjedhja e parë është paqja”.