29 vjet UT – Parlamenti Studentor organizoi aktivitete në disa fakultete

Shpërndaje

Në kuadër të agjendës për shënimin e 29 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës, edhe Parlamenti Studentor, sot ka organizuar aktivitete të ndryshme në disa fakultete.

Fakulteti i Shkencave te Zbatuara organizoi shpërndarjen e mirënjohjeve për studentët të cilët kanë fituar çmime në konkurse ndërkombëtare gjatë vitit të fundit akademik. Ata, fillimisht i prezantuan punimet me të cilat kanë marrë pjesë nëpër konkurse të ndryshme. Po ashtu, dekani i këtij Fakulteti, Prof. Dr. Enis Jakupi bëri një prezantim për sa i përket Modulit të studimeve të arkitekturës, të cilat i duhen vendit tonë dhe Evropës.

Ndërsa studentët e Programit studimor të Biokimisë të Fakultetit të Shkencave Matematike- Natyrore kanë bërë analiza të ndryshme laboratorike për përcaktimin e koncentrimit të proteinave.
Ndërkaq, studentët e Programit studimor të Kriminalistikës të Fakultetit Juridik kanë bërë një prezantim të përgjithshëm se si i zhvillojnë ligjëratat dhe aktivitetet e ndryshme studentore.
Aktivitet për shënimin e përvjetorit të Universitetit do vijojnë të realizohen sipas agjendës së paraparë.

Zyra për informim – UT