Taravari: Kjo qeveri nuk është stabile, 61 deputet janë në pikëpyetje

Shpërndaje

Në emisionin Klan Debat në Klan Maqedoni, ushtruesi i detyrës si kryetar i ASH-së, Arben Taravari tha se momentalisht kjo qeveri nuk është e sigurtë dhe është jostabile.

“Në momentin që po flasim kjo qeveri nuk e di se a mund të ketë 61 deputetë, nuk është stabile dhe nuk do zgjasë edhe shum, ne u munduam si çdo opozitë ta rëzoj qeverinë dhe kjo një ditë do të ndodhë sepse ndryshimi që e duan shqiptarët po vjen”, tha Taravari

Taravari shtoi se atë që e ka kërkuar edhe më herët i duhet vendit, gjegjësisht qeveri ekspertësh.

“Maqedonisë i duhet qeveri ekspertësh, me njerëz kompetent, profesionist që do ti japin shoqërisë e jo të marrin prej popullatës. Këtë periudhë sidomos kur i kemi bisedimet me BE, duhet këto dy-tre vite Qeverinë ta drejtojnë ekspertë”, deklaroi u.d. kryetari i ASH-së, Arben Taravari.