Urimi i Universitetit të Tetovës për Prof. Dr. Omer Xhemalin, kardiokirurgun me renome ndërkombëtare

Shpërndaje

Urimi i Universitetit të Tetovës për Prof. Dr. Omer Xhemalin, kardiokirurgun me renome ndërkombëtare

Emërimi i Prof. Dr. Omer Xhemalit, profesorit të Fakultetit të Shkencave të Mjekësisë në UT dhe laureatit të titullit Doctor Honoris Causa i Universitetit tonë, në pozitën e drejtorit të Klinikës Universitare të Kardiologjisë në Cyrih (Zürich) të Zvicrës, përpos që është një lajm i jashtëzakonshëm, është edhe një konfirmim, se me punë, angazhim dhe përkushtim arrihen suksese të mëdha. Profesori ynë është një model frymëzimi për të rinjtë tanë në vend dhe kudo në diasporë.

Në emër të Universitetit të Tetovës, studentëve, pedagogëve, i shprehim urimet vëllazërore Prof. Dr. Omer Xhemalit për këtë arritje plotësisht të merituar, sikundër zotohemi se do të vijojmë bashkëpunimin dhe angazhimin tonë për vlerësimin e punës së personaliteteve të njohura, të cilët me kontributin e tyre të çmuar i kanë avancuar shkencat në përgjithësi dhe kanë dhënë ndihmesën e tyre në përfaqësimin dinjitoz të kombit tonë kudo në botë.

Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti