Vritet me armë zjarri para shtëpisë së tij i riu nga Gostivari
Mbrëmjen e së shtunës në pjesën qendrore të qytetit në Gostivar, me armë zjarri është privuar nga jeta një 28 vjeçar.
“Sonte (17-shtator) rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë. Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan ekskluzivisht për Gostivari Sot burime nga Policia.
Sipas burimeve policore, dorasit dhe motivi i vrasjes ende nuk dihen. Polocia ka nisur hetimet.