Xhaferi : Pse të jap dorëheqje, kush janë ata që e kërkojnë?
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi mbrëmë tha se nuk ka arsye që të jap dorëheqje pas refuzimit së inciativës për referendumin e VMRO-DPMNE-së.
Plotësisht e kam respektuar Kushtetutën si organ më të lartë ligjor. Kompetencë e kryetarit të Kuvendit është që ta respektojë rregullsinë e iniciativave. Jam i obliguar ta kem parasysh esencën. Le të ngrenë kallëzim penal. Edhe paraprakisht kanë ngritur kallëzim penal kundër vendimeve të mia dhe të gjitha vendimet janë në favorin tim, tha kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi në emisionin TV24.
“Kryetari i Kuvendit e analizon rregullsinë e iniciativës dhe të gjithë mendojnë se e interpretoj Kushtetutën. Si kategori kushtetuese, dy rregullore janë të rëndësishme dhe vendimtare për punën e Kuvendit, Kushtetutës dhe Rregullores. Jam i obliguar të kem parasysh esencën. Le të ngrenë kallëzim penal, njëqind herë paraprakisht kanë ngritur kallëzim penal kundër vendimeve të mia. Të gjitha vendimet janë në favorin tim”, tha Xhaferi.
Ai është i drejtpërdrejtë se plotësisht e ka respektuar Kushtetutën si organ më të lartë ligjor të cilit i nënshtrohen të gjitha aktet e tjera dhe nuk ka bërë kurrfarë precedenti. Potencoi se çdo qytetar ka të drejtë ta kontestojë vendimin nëse mendon se është në kundërshtim me Kushtetutën.
“Nuk bëj precedent, por unë si kryetar i Kuvendit edhe njëherë dëshmoj se në bazë të deklaratës sime të parë nga viti 2017 se nuk do të lejoj të uzurpohet institucioni i Parlamentit dhe nuk jam i varur nga asnjë vendim politik. cilido të jetë. Nëse kanë problem në kuptim se nuk guxoj ta them këtë, por është dashur Gjykata Kushtetuese, çdo qytetar ka të drejtë ta kontestojë njoftimin tim. Unë zbatoj Kushtetutë. Unë jam i bindur se një punë që është e papranueshme, nuk guxoj ta lë në procedurë procedurale. Vendimi nuk është politik, por është obligim im si kryetar i Kuvendit. Nuk do të lejoj që të uzurpohet institucioni i Parlamentit dhe nuk varem nga asnjë vendim politik, as nga partia ime dhe lideri Ahmeti. Ai nuk mund të vendosë për atë që për mua është rregullore, sepse nesër ai nuk do të përgjigjet”, tha Xhaferi.