Karim Benzama fitues i çmimit “Topi i Artë 2022”

Shpërndaje

Karim Benzema është fituesi i “Topit të Artë” për vitin 2022 është Karim Benzema. Sulmuesi i Real Madrid ka triumfuar përballë Robert Levandovski dhe Sadio Mane.

Sulmuesi i Real Madridit e fiton këtë çmim për herë të parë në karrierë.

Francezi ishte i jashtëzakonshëm edicionin e kaluar, duke qenë lojtari kryesor në triumfin e Real Madridit në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

Trofeun ia dorëzoi ish-trajneri i tij, Zinedine Zidane.

Manchester City e fiton çmimin e “Klubit të Vitit”

Në ceremoninë e Topit të Artë po vazhdojnë të ndahen trofetë. Radha ishte për çmimin e “Klubit të Vitit”. Ky trofe shkoi për Manchester Cityn, që fitoi Premierligën dhe kishte gjashtë futbollistë të tyre të nominuar për “Topin e Artë”.

Robert Lewandowski sulmuesi më i mirë

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, është zgjedhur sulmuesi më i mirë nga Frances Football. Ai e fitoi çmimin Gerd Muller Trophy falë performancave të tij të mrekullueshme me Bayern Munchenin dhe me Poloninë stinorin e kaluar. Lewa i realizoi 50 gola sezonin e shkuar për bavarezët.

Thibaut Courtois portiere më i mirë

Portieri i Real Madridit, Thibaut Courtois, është shpallur portieri më i mirë nga France Football duke e fituar kështu Yashin Trophy.

Courtois shijoi një stinor të paharrueshëm me Real Madridin duke arritur ta fitojë me ta kampionatin spanjoll dhe Ligën e Kampionëe.

Belgu do të mbahet mend sidomos për performancën heroike në finalen e Ligës së Kampionëve të cilën Mbretërit e fituan 1:0.

Gavi fiton çmimin e lojtarit më të mirë të ri

Çmimi i parë që u nda ishte “Kopa Trophy” që jepet për lojtarin më të mirë të ri nën 21 vjeç.

Këtë çmim e fitoi Gavi, mesfushori i Barcelonës, që impresionoi të gjithë me paraqitjet e tij sezonin e fundit.

Alexia Putellas fiton Topin e Artë për femra

Mesfushorja e Barcelonës është kurorëzuar si lojtare më e mire në botë me çmimin Topi Artë. Ajo bëhet lojtarja e pare femër që fiton Topin e Artë për femra në sezone të njëpasnjëshme pasi mposhti konkurrencën e ashpër nga Ada Hegerberg, Beth Mead dhe Lucy Bronze. Ajo me Barcelonën ka fituar ligën dhe kupën dhe ka kontribuar që Barcelona të arrinte në finalen e dytë të ligës së Kampionëve

Renditja e futbollistëve më të mire për sezonin 2021/2022

1 – Karim Benzema
2 –
3 –
4 –
5 – Mohamed Salah
6 – Kilian Mbape
7 – Tibo Kurtua
8 – Vinicius
9 – Luka Modriç
10 – Erling Haland
11 – Heung-Min Son
12 – Rijad Mahrez
13 – Sebastien Haller
14 – Rafael Leao
14 – Fabinjo
16 – Virgil Van Dajk
17 – Luis Diaz
17 – Kasemiro
17 – Dushan Vlahovicc
20 – Kristiano Ronaldo
21 – Herri Kejn
22 – Bernardo Silva
22 – Fil Foden
22 – Trent Aleksander-Arnold
25 – Majk Menja
25 – Kristofer Nkunku
25 – Darvin Nunjez
25 – Zhoao Kanselo
25 – Antonio Rydiger
25 – Xhoshua Kimish