Kishin hyrë të armatosur në zonën e KEK-ut, arrestohen katër persona në Obiliq

Shpërndaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka sot ka arrestuar katër persona të armatosur, të cilët janë futur në zonën e KEK-ut.

Sipas njoftimit, atyre u janë sekuestruar katër armë të gjata, 89 fishekë të kalibrit 12 mm.

“Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia në Obiliq konfiskon katër armë

Obiliq, 30 tetor 2022

Pas pranimit të informacionit se disa persona të armatosur janë futur në zonën e KEK-ut, njesitët policore nga stacioni Obiliq menjhëherë i janë pergjigjur rastit dhe në një kohë shumë të shkurtër janë lokalizuar dhe arrestuar katër (4) persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar katër (4) armë të gjata dhe (89) fishekë të kalibrit 12mm. Personat e dyshuar kanë zhvilluar gjueti ilegale (që është e ndaluar) në zonë të KEK-ut.