Kryeparlamentari Talat Xhaferi dekorohet me çmim shtetëror nga presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, ka dekoruar kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi me çmimin “Princi I urtë Yaroslav.
Lajmi është bërë publik përmes një njoftimi nga presidenca e Ukrainës.
Aty sqarohet se ky çmim jepet për përkrahjen ndërshtetërore që Maqedonia e Veriut jep ndaj Ukrainës në këto momente të vështira konflikti, për bashkëpunim ndërshtetëror si dhe promovim të Ukrainës në botë.
Kujtojmë se Talat Xhaferi muaj më parë realizoi edhe një vizitë zyrtare në Ukrainë, për të pasuar mandej me ndihmat dhe përkrahjan e vazhdueshme që Maqedonia e Veriut dhuroi për civilët dhe ushtrinë ukrainase.