Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski: Zgjidhja e vetme për të dalë nga kriza janë zgjedhjet e shpejta

Shpërndaje

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski para medieve deklaroi se për fat të keq sot është një ditë e zezë për Maqedoninë e Veriut për shkak se u shkel demokracia.

“Sot në Maqedoni ishte kidnapuar një deputet, do të vije shumë shpejtë dita kur ata do të përgjigjen për veprimet, dhe bën gjithçka që demokracia të shkelet. Është e dukshme se pushteti kriminal mundohet të bëj gjithçka që të mbetet në pushtet. Kam mesazh të qartë se dalja nga kriza janë zgjedhje të shpejta sa më shpejtë që është e mundur”, tha Nikollovski, raporton SHENJA.

Ai tha se Qeveria prej sot ka 59 deputetë, ndërsa 61 janë kundër kësaj Qeverie.

“Ne po larohemi, ata që e mbajnë ta lëshojnë para orës 12:00. Mënyra e vetme për ta zgjidhur këtë krizë janë zgjedhjet e shpejta. Presim që policia të deklarohet dhe nuk jemi të bindur në atë se çfarë e thotë. Nëse ai do të kishte qëndrimin e tillë do të vinte në Kuvend do ta shprehet qëndrimin kundër rrëzimit të kësaj Qeverie”, tha Nikollovski.

Nikollovski tha se ata janë në komunikim me partnerët strategjik SHBA-në dhe BE-në.