Deputetët i rikthehen gradualisht Kuvendit, pas një pauze prej 5 orësh

Shpërndaje

Ka filluar të vërehet kthimi gradual i deputetëve në Kuvend pas një pauze prej rreth pesë orësh nga ndërprerja e fundit e seancës. Deri tani janë vërejtur se janë kthyer disa deputetë nga Besa, Të Majta, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe disa deputetë të VMRO-DPMNE-së.

Nuk ka orë të saktë se kur vazhdon seanca por flitet se kjo mund të ndodhë rreth orës 23.

Pika e rendit të ditës është pyetja për besimin e Qeverisë por problemi i kuorumit mbetet meqë deputetët e LSDM-së dhe BDI-së, përfshirë edhe kryetarin Xhaferi, nuk qëndruan në seancë./alsat/