Ministri Shaqiri: Do të formojmë komision që libri i historisë për klasat e VI të hiqet sa më parë

Shpërndaje

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri për TV21 tha se do të formohet komision që libri i historisë për klasat e gjashta të hiqet sa më parë nga programi mësimorë, përcjell TV21. Këto deklarata të ministrit vijnë pas reagimeve të gazetarit Halil Matoshi, i cili e quajti diskurs fashist pjesën ku libri ku shkruhet “Shqipëria si shtet në të cilin elementi sllav ka qenë shtypur në mënyrë permanente”.

“Ky libër është sipas programit të vjetër dhe pritet që ta heqim nga viti i ardhshëm nga programi mësimorë, ashtu siç e hoqëm librin e Sociologjisë. Nesër në mëngjes në Ministri do të formojë një komision për ta shqyrtuar këtë çështje që ky libër të hiqet sa më parë nga programi”, tha Shaqiri për TV21.