Nënshkruhet Marrëveshja për ndërlidhjen e gazit Qystendil – Zhidilovë/ Bekteshi: Do furnizohemi me gaz nga më shumë burime

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë. Kjo është bërë e mundur sot pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyçje ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë ndërmjet SHA GA-MA dhe Buglartransgaz EAD.

“Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin e kapaciteteve shtesë për përdorim nga furnizues të shumtë dhe diversifikimin e burimeve tona të furnizimit, si dhe duke përdorur të gjitha burimet që janë aktualisht të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë”, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi në nënshkrimin e marrëveshjes në Sofje.

Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i SHA GA-MA Shkup, Aleksandar Arsiq dhe drejtori ekzekutiv i Bulgartransgaz, Vladimir Malinov.

Në nënshkrimin e Marrëveshjes ishte i pranishëm edhe drejtori ekzekutiv i Resurseve Energjetike Nacionale, SHA Shkup, Bajram Rexhepi.

Marrëveshja e ndërlidhjes ndërmjet SHA GA-MA dhe Bulgartransgaz përcakton kushtet në detaje, procedurat operative dhe dispozitat në lidhje me dërgimin e gazit natyror në pikën e interkonjeksionit në kufirin maqedonas-bullgar në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë, në mënyrë që të lehtësohet ndërveprueshmëria efikase e rrjetit të transmisionit të ndërlidhur.

Veçanërisht, Marrëveshja rregullon rritjen e presionit në stacionin e kompresorit. Kapaciteti teknik në pikën e dorëzimit do të jetë 3,044,000 metra kub, që do të thotë se kapaciteti teknik do të rritet për 500.000 metër kub me mundësinë e lirimit të kapaciteteve aktuale të papërdorura shtesë.

Gjithashtu, kjo Marrëveshje ndryshon edhe metodologjinë për llogaritjen e sasisë së gazit dhe metodën e përcaktimit të cilësisë së gazit dhe analizën e tij dhe inspektimin e rregullt, domethënë, matja e energjisë do të konvertohet në kilovat orë [kWh] në vend të metër kub në një temperaturë referimi prej 20℃ [nm3].

Gama e përbërjes së lejuar të gazit po rritet, gjë që mundëson importin e gazit nga burime të ndryshme. Vlerat minimale/maksimale të lejuara të përbërjes së gazit janë të barabarta me ato të fqinjëve Greqi dhe Bullgari, ku mund të futet edhe gaz nga burime të tjera.

Koha e fillimit të ditës së gazit është përcaktuar të jetë ora 06:00pm, në vend të ores 08:00pm siç ka qenë deri më tani, kjo me qëllim që të përshtatemi me normat e Bashkimit Evropian.

Marrëveshje do të zbatohet nga 01.01.2023. Periudha deri në fillimin e zbatimit të Marrëveshjes do të përdoret si një periudhë testimi ndërmjet dy Operatorëve, gjatë së cilës do të duhet të përpunohen praktikisht të gjitha procedurat e punës. Ndërkohë, duhet të nënshkruhen kontrata të reja me furnitorët dhe përdoruesit dhe të miratohen rregulla të reja pune.

Njoftimi nga ministri Bekteshi:

Maqedonia e Veriut do të mund të furnizohet me gaz nga më shumë burime nëpërmjet Bullgarisë. Kjo është bërë e mundur sot pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kyçje ndërsistemore për furnizimin dhe shpërndarjen e gazit në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë ndërmjet GA-MA SHA dhe Buglartransgaz EAD.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje ka një rëndësi të madhe sepse hap mundësinë e rritjes së kapacitetit aktual të gazsjellësit me Bullgarinë, si dhe lirimin e kapaciteteve shtesë për përdorim nga furnizues të shumtë dhe diversifikimin e burimeve tona të furnizimit, si dhe duke përdorur të gjitha burimet që janë aktualisht të pranishme në tregun e gazit natyror në Republikën e Bullgarisë.

Marrëveshja e ndërlidhjes ndërmjet SHA GA-MA dhe Bulgartransgaz përcakton kushtet në detaje, procedurat operative dhe dispozitat në lidhje me dërgimin e gazit natyror në pikën e interkonjeksionit në kufirin maqedonas-bullgar në pikën ndërlidhëse Qystendil-Zhidilovë, në mënyrë që të lehtësohet ndërveprueshmëria efikase e rrjetit të transmisionit të ndërlidhur.
Veçanërisht, Marrëveshja rregullon rritjen e presionit në stacionin e kompresorit.

Marrëveshje do të zbatohet nga 01.01.2023.