SHGM: MPB-ja të hetojë menjëherë rastin e sulmuesit të gazetarit të TetovaSot, Nevrij Ademi

Shpërndaje

Shoqta e Gazetarëve në Maqedoni (SHGM) ka reaguar ndaj pengimit të kryerjes së punës së kolegut Nevrij Ademi nga Tetovasot, të cilit ju morën paisjet dhe dhunshëm është larguar nga hapsirat e një shkolle të mesme në Tetovë.

Sipas deklaratës së kolgeut Ademi, sot në hapsirat e një shkolle të mesme “7 Marsi” në Tetovë, përderisa ka pritur të xhiroj një kronikë me drejtorin e kësaj shkolle, nga ana e një personi të panjohur i është marrë telefoni celular dhe i është hedhur mikrofoni. Menjëher pas kësaj personi i njejtë me fjalor të ashpër është munduar ta largoj gazetarin jashtë objektit të shkollës.

“Një person doli nga zyra e drejtorit të shkollës i cili më tha se drejtori nuk është në punë dhe se është shumë i zënë me punë. Unë iu përgjigja s e pres këtu dhe se ai në këtë moment ky person me kapi për krahu dhe më nyori jashtë, unë i thash të mos më prekë. Ai vazhdoi të më largoj nga shkolla dhe ma mori telefonin dhe mikrofonin nga dora” deklaroi Ademi.

Rasti është paraqitur në Ministrinë për Punë të Brendëshme dhe SHGM e përcjellë hetimin dhe do të insistoj në përgjegjësi nga ana e personit që ka penguar gazetarin Nevrij Ademi, ai në një rast tjetër është ndjekur edhe nga një person me sëpatë në një vend që po xhironte një kronikë, për të cilën sulmuesi ishte ndjekur penalisht dhe më pas i dënuar.