MaqedoniTop Lajme

Skandali me flamujt, MPJ kërkon falje

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Republikës së Maqedonisë së Veriut kërkon ndjesë për lëshimin pa dashje, gjatë përdorimit të flamurit të vogël në takimin tet-a-tet të të dy Ministrave gjatë vizitës së ministres Fajon në vend, i cili ishte një nga dhjetë simbolet shtetërore që u përdorën gjatë takimeve.

“Njëherazi na lejoni të ju informojmë se takimi dhe e gjithë vizita e Ministres, Fajon u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht pozitive dhe miqësore, me porosi të rëndësishme që u shkëmbyen në takime, ashtu siç dhe u ndanë me opinionin. Ndonëse nuk mund të ketë arsyetim për lëshimin e bërë, Ministrja me mirëkuptim të plotë e pranoi gabimin si të paqëllimshëm, pa asnjë ndikim në suksesin e takimeve dhe vizitës. Informojmë se Ministria e Punëve të Jashtme do t’i shtojë më tej kontrollet protokollare, me qëllim që në të ardhmen të mos të përsëritet lëshim i këtillë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.