Sveçla: Nga 21 prilli i vitit të ardhshëm s’do të lejohet asnjë veturë ilegale

Shpërndaje

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një konferencë për media sa i përket modifikimit të vendimit për targa ka thënë se në targa RKS janë konvertuar vetëm 20 vetura për dy muaj.“Ne sapo votuam që procesi të përshkallëzohet dhe të përmbyllet me 21 prill, prej kur edhe nuk do të lejohet lëvizja e veturave të paregjistruar në targa RKS”, ka deklaruar Sveçla.