Taravari: Do të ketë prurje të reja në parti

Shpërndaje

U.D Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në emisionin “Click plus”, në pyetjen nëse Aleanca për Shqiptarët do të jetë pjesë e shumicës qeveritare, u shpreh se një ofertë të tillë ende nuk ka, por nëse ka, janë organet partiake ato që vendosin nëse pranohet oferta ose jo.

“Unë jam një njeri në parti. Për momentin jamë ushtrues detyre i kryetarit të Aleancës për Shqiptarët dhe nëse ka një ofertë të tillë, janë organet partiake ato që vendosin”, deklaroi Taravari.

Taravari theksoi se dorëheqja e ish-kryetarit Ziadin Sela është e parevokueshme dhe se bashkë me Selën, bëjnë riorganizimin e strukturave partiake.

“I kaluam mbi 10 degë dhe do të vazhdojmë edhe me strukturimin e nëndegëve. Pas dy javëve vazhdojmë edhe me prurjet e reja në parti dhe besojmë se do ta sjellim ndryshimin te shqiptarët”, deklaroi Taravari.