Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Jemi të vetmit që mund ta bëjmë Shqipërinë krenare

Shpërndaje

“Nuk diskutohet që ne do ta bëjmë Portin e Durrësit”, kjo ishte përgjigja e kryeministrit, Edi Rama nga Berati për dyshimet dhe kritikat e opozitës në drejtim të tij për projektin e ri të Portit të Durrësit.

Më tej ai tha se Partia Socialiste është vetmja qe mund ta bëjë Shqiperinë krenare.

“Të gjithë duhet ta ndjekin këtë luftë barbare të mallkimit të 1912, për të kuptuar se çfarë janë në gjendje këta çdo shqiptari që do ta shohë mirë këtë vend. Ajo që do të bëjmë në Durrës do të impaktojë jetën e çdo shqiptari, direkt ose indirekt. Është faktikisht një vijë e thellë ndarëse mes atyre që janë krenarë për këtë vend dhe atyre që e duan këtë vend në koshin e plehrave në rast se nuk e kanë për vete. Nuk diskutohet që do ta bëjmë portin turistik të Durrësit dhe të gjitha ato gjëra për të cilat e kemi nisur në këtë rruga. Jemi absolutisht, padiskurim, të vetmit që mund ta bëjmë Shqipërinë krenare”, tha Rama nga Berati./abcnews.al/