Maqedoni

ASH e demanton takimin Taravari-Kovaçevski me Ahmetin në Zajaz

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët demanton shkrimin e publikuar nga Alsat më 18 nëntor, me titull “Taravari dhe Kovaçevski mysafirë të Ahmetit në Zajaz” nuk përmban asnjë të vërtetë rreth fatkeve në të cilat thirret.

Demanti i plotë:

Shkrimi i publikuar nga Alsat më 18 nëntor, me titull “Taravari dhe Kovaçevski mysafirë të Ahmetit në Zajaz” nuk përmban asnjë të vërtetë rreth fatkeve në të cilat thirret.

Z.Taravari pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ka udhëtuar menjëherë drejt Pollogut për takime në Gostivar, Tetovë dhe Tearcë deri në orët e vona të natës dhe, rrjedhimisht, nuk ka mundur të jetë në Zajaz në të njëjtën kohë.

Aleanca për Shqiptarët ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrahëse e palëkundur e mediave të lira. Megjithatë, në këto kohë të trazuara për vendin, u bëjmë thirrje të gjitha mediave në vend për përgjegjësi maksimale në fjalën publike dhe veprim sipas parimeve të Kartës së etikës gazetareske rreth verifikimit të burimeve dhe korrigjimit të informacioneve të pasakta, të cilat mund ta mashtrojnë e hutojnë shoqërinë.