MPB zbulon se kush i publikoi përgjimet e bisedave të krerëve të BDI-së

Shpërndaje

Ministria e Brendshme njoftoi se ka zbuluar pronarin e profilit të facebook-ut, që publikoi materiale të reja të përgjimeve, ku dëgjohen biseda mes kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish-zv/kryeministrit Musa Xhaferri.

“Është vërtetuar se kush qëndron pas profilit të facebook-ut, nga ku janë plasuar këto përmbajtje, dhe se për këtë është informuar prokuroria. Po ashtu është informuar edhe rrjeti social Facebook, gjegjësisht përgjegjësit e kësaj kompanie se janë plasuar përmbajtje ilegale”, thekson në MPB. Pas hetimit të plotë, MPB do të ngre kallëzim penal kundër autorit të kësaj vepre kriminale.

Më herët Çeka Ahmedi publikoi një shkrimpërmes së cilit zbardhte më shumë detaje nga përgjimet në fjalë.

Shkrimi nga Çeka Ahmedi:

“Bom*bat” e ardhshme!
Këto video u dërguan nga Sami Ukshini, Val Zeka dhe Shek Hallaqi
Ky është vetëm fillimi i paralajmërimeve të disa përgjimeve në lidhje me Ali Ahmetin, Musa Xhaferrin dhe njerëzit e tjerë të BDI-së, ku do të publikohen shumë përgjime tjera që grupi i Kumanovës i ka në posedim, djem të cilët ndodhet në bur*gjet maqedonase, ata duan të fillojë një hetim ndërkombëtar që merret me kurthin që u ngrit kundër tyre nga kryetari i BDI-së dhe strukturat e tij në bashkëpunim me VMRON të Gruevskit!

Këto “bom*ba ” janë të publikuara nëpër rrjetet sociale, por për shkak të vendimit gjyqësor për mospublikim të përgjimeve, nuk do të publikohen.