Grubi: Qeveria mbetet e përkushtuar të stimulojë investimin e kompanive ndërkombëtare

Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njëherë edhe Ministër në dikasterin e Sistemit Politik ka deklaruar se Qeveria mbetet e përkushtuar të stimulojë investimin e kompanive ndërkombëtare në vend për të realizuar synimet e jetës më cilësore, njofton indeks.mk

Ai së bashku me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryeministrin Kovaçevski e ministrin Bekteshi sot edhe zyrtarisht përgëzuan udhëheqësinë e KIEL për gatishmërinë e investimit të rreth 9 milionë eurove që do të mundësojnë hapjen e rreth 300 vendeve të reja të punës

“Investimin e ri të paralajmëruar në Tetovë ditë më parë në seancën e Qeverisë, sot e konkretizuam me nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë gjermane Kiel. Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi përgëzuam udhëheqësinë e kësaj kompanie për gatishmërinë e investimit të rreth 9 milionë eurove që do të mundësojnë hapjen e rreth 300 vendeve të reja të punës. Qeveria mbetet e përkushtuar të stimulojë investimin e kompanive ndërkombëtare në vend për të realizuar synimet e jetës më cilësore.”, ka shkruar Grubi.