Heqja e “20%”, Ahmeti: Duhet parë se cili është prioriteti kryesor në të cilën ndodhet vendi

Shpërndaje

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti e ka vlerësuar si pozitiv takimin e sotëm të liderëve politik, me shpresë se takimet e tilla do të vazhdonin edhe në të ardhmen. Sipas Ahmetit, takimi ishte zhvilluar me debat të hapur, konstruktiv dhe me dallime në qëndrime nga liderët e shumicës parlamentare dhe opozitës.

I pyetur për kërkesën e partive opozitare shqiptare që të hiqet “20 përqindëshi” nga Kushtetuta, tha se kjo është çështje prioritetesh dhe se qëndrimin do ta ndërtojnë pasi të hapet kjo temë.

“Mbi të gjitha prioritet i është dhënë ndryshimeve kushtetuese dhe kur të hapet një diskutim i tillë, sigurisht që duhet parë se cili është prioriteti kryesor në situatën ku ne ndodhemi edhe do të ndërtojmë qëndrime rreth kësaj çështjeje”, u përgjigj Ahmeti.

Ahmeti bëri thirrje që të tejkalohen nostalgjitë e së kaluarës, pasi sipas tij, nëse hapen tema që i takojnë së kaluarës atëherë vështirë se vendi mund të ecë përpara.

Ngjarjet në Veri të Kosovës nuk do të ndikojnë në Maqedoni. Kështu mendon kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili bëri thirrje për thellimin e paqes dhe sigurisë në rajon, raporton Klan Maqedoni.

“Nuk mendoj që zhvillimet në Veri do të ndikojnë në Maqedoni. Maqedonia është shtet stabil, Maqedonia është në procese të rëndësishme. Të gjithë, pavarësisht dallimeve të kontribuojmë në forcimin e paqes, stabilitetit, sigurisë. Kështui që, nuk shoh asgjë të rëndësishme ne këtë drejtim”, u shpreh kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Këto komente, Ahmeti i bëri paas takimit të liderëve të mbajtur sot në Kuvendin e Maqedonisë së veriut.