Kovaçevski – Trajanovit: Në kohën kur ai ishte në koalicion me Gruevskin, studentët rriheshin nëpër sheshe

Shpërndaje

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se që nga viti 2017 është përmirësuar jeta e studentëve falë ndryshimeve që ka bërë pushteti në krye me LSDM.

I pari i ekzekutivit tha se ditëve në vijim pritet të zghidhet edhe çështja e subvencionimit të vakteve për studentët ndërsa komentoi edhe kërkesën e Pavle Trajanovit nga Lidhja Demokratike për senacë të posaçme në Kuvend, ku do të diskutohej për kushtet e studentëve.

“Rreth kërkesës së deputetit Trajanov për seancë në Kuvend, mendoj se është mirë të ketë seancë të tillë, bile edhe unë do të doja të merrja pjesë në të, pse, sepse këtu mund ta krahasojmë konceptin. Zotëri Trajanov është i mirë për seancë të tillë, sepse në kohën kur ishte në koalicion me kryeministrin Gruevski e dini se si rriheshin studentët në sheshe dhe para Qeverisë dhe do ta mund të krahasojmë se si trajtohen studentët sot, nga 2017 e deri më sot”, tha Kovaçevski.

Ndryshe, Trajanov është i vetmi deputet i partisë LD në Kuvend, e që i përket shumicës parlamentare që udhëhiqet nga LSDM-ja e Kovaçevski.