Kurti tregon çka diskutoi deri vonë me ambasadorin amerikan: Takimi në Bruksel me tendencë, kishim agjendë të qartë

Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti e ka komentuar shtyrjen e vendimit për gjobat ndaj targave në veri, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se të hënën deri vonë ka diskutuar me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier për gjetjen e një zgjidhjeje.

Kurti e ka falënderuar atë për përkushtimin dhe angazhimin e tij në këtë çështje, përderisa ka thënë se nuk ka komunikuar me kryediplomatin evropian, Josep Borrell pas shtyrjes së vendimit për gjobat rreth targave për 48 orë.

“…ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, ShBA sidomos Hovenier, ata janë në kontakt me Brukselin”.

“Që prejse ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetorëshe, unë nuk kam komunikuar me zëvendës presidentit e Komisionit Evropian, Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”.

Këto komente ai i bëri pas Konferencës për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare”, të mbajtur në Prizren.