Mesazhi i Albin Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ushtria e Kosovës është detyra dhe projekti madhor i shtetit. Kurti ka shkruar në Facebook me rastin e betimit të 311 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës të premten, duke marrë statusin “ushtar i Kosovës”, se ushtria e Kosovës po forcohet e zhvillohet.

Postimi i plotë:

Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor
Në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.
Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin. U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së.