Sela pret në takim z.Agim Krasniqin, Konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës

Shpërndaje

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët -Dega Strugë, në vizitë zyrtare kishim z. Agim Krasniqi, Konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës.
Në takimin zyrtar mori pjesë ish Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela, Kryetari i Degës së ASH – Strugë, Lulzim Nasufi, këshilltarët e ASH – Strugë, Premtime Zylali, Nijazi Xhumkar dhe Argent Alasani, ku u bisedua për aktivitetin dhe veprimtarinë e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Strugë, si dhe për projektet të cilat kanë në plan t’i realizojnë në të ardhmen.
Në një bisedë të ngrohtë, Konsullit të përgjithshëm, ia potencuam edhe përkrahjen dhe bashkëpunimin tonë të pa rezervë në të ardhmen në të gjitha projektet në Strugë dhe më gjerë.
Aleanca për Shqiptarët – Dega Strugë