Shpërthim në Taksim të Istanbulit, të paktën 4 të vdekur dhe 38 të lënduar

Shpërndaje

Të paktën 4 persona kanë humbur jetën dhe 38 të tjerë janë lënduar, sipas të dhënave të para, nga një shpërthim që ka ndodhur në rrugën e njohur Istiklal pranë sheshit Taksim në Istanbul, arsyet e të cilit ende mbeten të paqarta, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas shpërthimit që ndodhi në orën 16:20 sipas kohës lokale, në rajon u dërguan shumë zjarrfikës, policë dhe ekipe mjekësore.

Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.

Guvernatori i Istanbulit, Ali Yerlikaya, në një njoftim në median sociale, tha se të dhënat e para flasin për 4 të vdekur dhe 38 të lënduar, duke shtuar se të lënduarit janë duke u trajtuar.