Taravari: Në takimin e liderëve e hapa debatin e “20%” – shit, Kovaçevski dhe Mickoski nuk ishin kundër

Shpërndaje

Ftesë për në Qeverii nuk ka, por sinjale po. Këtë sonte e ripërsëriti u.d. kryetar i ASH-së, Arben Taravari në “24 Analizë” në tv 24.

Ai tha se me sinjalin nënkupotn se pushteti dhe opozita shqiptare kanë qendrime të njejta për rrugën evropiane të vendit.

Shtoi se shkuarja e ASH-së në Qeveri është thikë me dy teha për partinë.

“Është thikë me dy teha pasi ne mund ta ndihmonim vendin në përshpejtim të rrugës evropiane, të luftojmë nga brenda klientelizimin, korrupsionin; por nga ana tjetër ky pushtet ka 4-5 vite bashkë dhe nëse do kishim zgjedhje të parakohshme parlamentare, faturën do të duhet ta pagujamë së bashku”, deklaroi Taravari.

Duke folur për takim të liderëve në fillim të kësaj jave, ai tha se e ka hapur edhe çështjen e 20 për qindshit.

“E hapa këtë si diskutim në takimin e liderëve, foli edhe lideri i BDI-së, Ahmeti se nëse hapet kushtetuta të zgjidhim edhe këtë çështje, ndërkohë as Kovaçevski e as Mickoski nuk thanë asgjë. Nuk ishin kundër përderisa nuk folën asgjë, unë këshu e kuptova”, tha më tej Taravari.

Ai pastaj shtoi se këtë çështje sikurse ish kryeministri Zave, poashtu tani edhe Kovaçevski e edhe Mickoski, janë shprehur publikisht se nuk kanë asgjë kundër.

Sipas Taravari, VMRO-DPMNE do të votojë ndryshimet kushtetuese.

“Ajo që ndodh në Ukrainë, besoj se do ta detyrojë BE-në që mos pres deri në vitin 2030 për zgjerim me Maqedoninë dhe Shqipërinë, këtë e kam dëgjuar edhe në rrethe nga ndërkombëtarët. Por, dihet fati ynë është se për të filluar bisedimet, duhet të hapim kushtetutën për hutjen e bullgarëve, rrugë tjetër nuk kemi. Unë mendoj se edhe VMRO-DPMNE do t’i votojë ndryshimet kushtetuese”, tha më tej Taravari.