Vuçiq ua dha dekoratat policëve që refuzuan të zbatojnë vendimin për targat
Vuçiq ua dha dekoratat policëve që refuzuan të zbatojnë vendimin për targat.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i ka dekoruar policët e suspenduar nga Policia e Kosovës, Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq.
Gjuriqit iu dha “Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë”, ndërsa Filipoviqit iu nda medalja e artë për guxim “Milosh Obiliq”.
“Ju iu bindët vendit tuaj, edhe kur nuk jeni pajtuar me vendimet e tij, keni bërë atë që ju ka dashur zemra dhe jeni sjellë me nder, kur ju penguan të kryeni detyrën”, tha Vuçiq.
Gjuriq u suspendua nga Policia e Kosovës pasi refuzoi të zbatojë vendimin për targat.