Geer për ndryshimet në Kodin Penal: Ndryshime të tilla mund të çojnë në rritje të mosndëshkimit

Shpërndaje

Nuk qetësohen reagimet në opinion për ndryshimet në Kodin Penal. Eurombasadori David Geer tregoi qartë se Komisioni Europian ka reaguar në lidhje me përdorimin e flamurit europian, por para se gjithash se çfarë mund të shkaktojnë ndryshimet e tilla.

“Deklaratën e javës së kaluar të Komisionit Europian lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, në radhë të parë për përdorimin e flamurit europian, gjë që ata e konsiderojnë joadekuate sepse është një nga çështjet që duhet diskutuar.

Dhe gjithashtu rreziku i identifikuar nga Komisioni që ndryshime të tilla mund të çojnë në rritje të mosndëshkimit. Ne duam që vendi të përparojë me shpejtësi në sferën e sundimit të së drejtës, qytetarët kanë të drejtë ta kërkojnë këtë dhe Komisioni Europian ka të drejtë ta kërkojë këtë nga një vend kandidat”, deklaroi Geer.

Lidhur me ndryshimet në Kodin Penal, për të cilat në opinion po ngrihen akuza se kush ka pasur takime të fshehta me ish-kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, kreu aktual i partisë opozitare Hristijan Mickoski tha se asnjëherë nuk ka pasur takime të fshehta dhe se opinioni e ka dëgjuar nga Ali Ahmeti se kush ka mbajtur takime të fshehta.