“24 vite nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarë”, Ahmeti: Koha nuk gllabëron kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut

Shpërndaje

Me rastin e 24 vjetorit të rënies së Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, Ali Ahmeti ka kujtuar ata duke thënë se në ato kujtime krenarie të një kauze të drejtë, edhe pas 24 viteve nga rënia e tyre heroike qëndron edhe Komandanti i Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij.

Postimi nga Ahmeti:

Koha nuk mund të gllabërojë kujtimet për ata që nuk kursyen jetën për lirinë e atdheut!

Në ato kujtime krenarie të një kauze të drejtë, edhe pas 24 viteve nga rënia e tyre heroike qëndron edhe Komandanti i Brigadës 113 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarët e tij.

Atdhedashuria e tyre ka qenë mburojë e indit tonë kombëtar, amaneti i tyre forcë veprimi në idealin e lirisë së Kosovës dhe sot, frymëzim gjeneratash për përparimin e kombit.

Lavdi e përjetshme veprës heroike të Mujë Krasniqit me shokë dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!