Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut do tërhiqet nga Ballkani i Hapur nëse dëmtohet Kosova

Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani shprehet se nisma e Ballkanit të Hapur ka për qëllim eliminimin e barrierave dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve.

Por ai u shpreh në mënyrë të prerë në Çim Peka Live se Maqedonia e Veriut do të tërhiqet nga nisma nëse dëmtohet Kosova.

“Nëse dikush më dëshmon që me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja ku po e them publikisht se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë. Nuk ndërtojmë ne interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës“, u shpreh Osmani.

Kryediplomati i RMV shton më tej se donte ta shihte flamurin e Kosovës përkrah shteteve të tjera të Open Balkan, nismë të cilën e quajti ende pa rezultat për shtetet e rajonit, për shkak se ndodhet ende në hapat e saj të parë.