Ekzekutimi i dy shqiptarëve në Athinë, dalin pamje të reja disa momente para vrasjes, autorët zbresin nga motori (Video)
Një videodokument i ri ka dalë në dritë nga të shtënat në Nea Smyrni, me pasojë vrasjen e dyfishtë të shqiptarëve në një kafe në shesh mbrëmjen e së dielës, mes tavolinave plot me klientë.
Në videon e publikuar shihen lëvizjet e xhelatit, pak para se të hynte në kafenenë në sheshin e Nea Smyrni dhe të qëllonte gjakftohtësisht dy shqiptarët, në një vrasje të dyfishtë që tronditi me egërsinë e saj.
Pamja është nga rruga Korai, rrugë që përfundon në sheshin e Nea Smyrni dhe paraqet xhelatin që lëviz në këmbë si dhe bashkëpunëtorin e tij duke lëvizur me makineri.