Hoti pas marrëveshjes së Ohrit: Më në fund po lëvizim drejt hapave konkret për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë

Shpërndaje

Kryetar i Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti dhe njëherësh djali i veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, ka reaguar pas dakordimit të ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për aneksin e zbatimit të planit evropian.

Hoti ka thënë se është duke shpresuar që pas 24 viteve “më në fund po lëvizim drejt hapave konkret për zbardhjen e fatit të më të dashurve tanë”.

Ndër tjera ai ka shtuar se fal aleatëve të Kosovës, u arrit që t’i imponohet Serbisë që të bëjë zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të Kryetarit të Komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hotit.